Gold
Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. Gjoni 3:16

Ngjyra e artë simbolizon Perëndinë që është i shenjtë, i përjetshëm, dhe i përsosur. Ai është në qiell, ku nuk ka dhimbje, hidhërim,telashe apo luftë. Në qiell nuk ka azgjë që të na trishtojë. Zoti na krijoi ne, Ai na do ne dhe dëshiron që një ditë ne të jemi me të në qiell.

Black
Paga e mëkatit është vdekja. Romakët 6:23

Por, ka një problem: ne si njerëz nuk jetojmë në mënyrën që i pëlqen Zotit, ne nuk i bindemi urdhërimeve të Zotit dhe nuk e duam Atë. Sepse nga zemra jone dalin mendimet dhe veprimet e këqija. Zemra e zezë na kujton ne mëkatin. Mëkati na ndan ne nga Perëndia. Mëkati meriton të ndëshkohet me vdekje dhe ndarje të përjetshme nga Perëndia. Sado që të përpiqemi ne nuk mund të bëjmë azgjë për të ndryshuar këtë. Por a ka ndonjë shpresë?

Red
Në Jezus Krishtin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij. Efesianët 1:7

Po, ka shpresë. Nga dashuria e madhe që Perëndia ka për ne, Ai dërgoi Birin e Tij Jezus Krishtin në tokë , Jezusi që ishte pa mëkat, vdiq në kryq për mëkatet tona, duke hequr ndëshkimin e përjetshëm që ne meritojmë. Zemra e kuqe përfaqëson gjakun e Tij që u derdh për ne.

White
Po ti rrëfejmë mëkatet tona Ai është besnik të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. I Gjonit 1:9

Ngjyra e bardhë është simbol i pastërtisë. Mëkatet tona mund të falen sepse Jezusi vdiq në kryq për ne. Nëse ti i rrëfen mëkatet para Zotit dhe i bindesh Atij, Ai me gëzim do të falë ty. Atëherë ti do të bëhesh i bardhë para Perëndisë ashtu si kjo zemër

Green
Por rrituni në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tone Jezus Krisht. 2 Pjetrit 3:18

Kur ti pranon Zotin Jezus Krisht në jetën tënde ti je si një foshnjë e vogël që ka nevojë të rritet. Zemra jeshile simbolizon rritjen. Me hirin e Perëndisë ti do të rritesh në besim duke e lexuar Biblën rregullisht, duke iu lutur Zotit dhe duke pasur përbashkësi me besimtarët e tjerë. Ti do të gëzohesh me dashurine dhe hirin e Zotit.